spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
07:18
HomeKosovaKurti: Kosova po përgatitet për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit

Kurti: Kosova po përgatitet për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kur Kosova po shënon Ditën e Forcës së Sigurisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se kanë ndërmarrë hapa drejt hapjes së fabrikës për prodhim të municionit, si dhe dizajnim të fluturakeve pa pilot.

“Do të themelojmë Komisionin Ndërministror për nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e monicionit dhe për laborator për dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur si kjo e jona ka nevojë për ta siguruar dhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë”, theksoi ai.

- Advertisement -

Tutje, shefi i ekzekutivit tha se mbrojtja ka qenë ndër prioritetet kryesore të tyre.

“Kjo mbledhje e sotme po mbahet me të njëjtën ditë me ditën e ushtrisë. Qeveria jonë ka treguar se mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për ushtri që është trefishuar”, tha Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat