spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeKosovaQeveriaKurti kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali

Kurti kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Albin Kurti nuk e konsideron zgjidhje një përsëritje të marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Përkundrazi, në një intervistë për Euractiv, kryeministri i Kosovës pretendon se kjo mund të ngjallë shqetësime për të drejtat e njeriut.

- Advertisement -

“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen?”, u shpreh ai, duke shtuar se qendra të tilla do të rëndonin në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Kurti e pranon se nëse e dikton një situatë urgjence, një pranim i përkohshëm emigrantësh edhe mund të merret në konsideratë, megjithatë nuk shprehet kundër idesë së përsëritjes së modelit italian.

- Advertisement -

“Po flasim për qenie njerëzore këtu, të cilat duhen trajtuar me kujdes”, është komenti i tij.

Artikulli kujton sesi pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani dhe rënies së Kabulit në duart e talebanëve gushtin e vitit 2021, Kosova ashtu si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – priti disa qindra afganë të evakuuar nga ushtria amerikane, duke i strehuar në bazat e NATO-s përpara se ata të zhvendoseshin në vende të ndryshme perëndimore.

Pak ditë më parë, vetë kryetarja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen la të kuptohet se e shikon marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë si një shembull suksesi, e madje në një letër dërguar krerëve të vendeve anëtare u bëri thirrje atyre ta shfrytëzojnë si model për të zgjidhur krizat nga dyndja e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Interes të veçantë për ujdinë shfaqi në muajin shtator edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili gjatë takimit me homologen italiane, Giorgia Meloni, tha se marrëveshja e cila do të shqyrtojë disa nga kërkesat për azil të emigrantëve të shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane, ka marrë vëmendjen e Londrës zyrtare, e cila do të presë të shohë rezultatet e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat