Pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse po shkon në seancë si kryeministër në detyrë apo si deputet.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 37-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.



