spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar sot lidhur me rastet e dyshuara të manipulimeve të votave brenda subjekteve politike.

Sipas Kurtit, komisionerët dhe individët që janë përfshirë në manipulime të tilla nuk do të kenë amnisti. Ai ka inkurajuar institucionet përkatëse që hetimet të vazhdojnë deri në fund, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës dhe ashtu do të qëndrojë.

- Advertisement -

“Kjo është thelbësore për integritetin e procesit zgjedhor. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen dhe këto raste nuk duhet të përsëriten kurrë më,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat