storm•/KosovaZgjedh 2025: Kurti mbush sheshet me qytetarë nga Mali i Zi dhe Maqedonia, por ata s’mund ta ndihmojnë me vota!
Albin Kurtit po i mungojnë qytetarët e Kosovës në tubimet e tij, ndaj ka sjellë përkrahës nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për të mbushur sheshet. Mirëpo, këta nuk kanë të drejtë vote, ndaj prania e tyre është vetëm një përpjekje për të krijuar një iluzion masiviteti.
Në këtë kuadër, Ilir Kurti, një shqiptar nga Mali i Zi, ka publikuar fotografi ku shfaqet në tubimin e LVV-së së bashku me të tjerë nga jashtë Kosovës, si dhe me ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Marrë parasysh origjinën e Albin Kurtit nga fshati Katër Kolle, nuk është çudi që disa nga ta janë edhe “kushërinj” të tij politikë e biologjikë, të cilët kanë ardhur për t’ia mbuluar zbrazëtinë që po i tregojnë qytetarët e Kosovës.
Përveç izolimit të vendit, Kurti nuk është ndalur vetëm në ndarjen e shqiptarëve brenda Kosovës, por ka kontribuar edhe në përçarjen e tyre në rajon. Megjithatë, pjesëmarrësit nga Mali i Zi dhe Maqedonia s’do të mund t’ia shpëtojnë rënien në zgjedhje, pasi në fund janë vetëm spektatorë pa të drejtë vote!



