spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
01:05
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti me premtime “cash” në fushatë...

Kurti me premtime “cash” në fushatë…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kulmin e fushatave zgjedhore, kryeministri në detyrë Albin Kurti është kritikuar për atë që cilësohet si logjikë e vjetër e premtimeve direkte financiare për kategori të caktuara të shoqërisë, në varësi të ciklit elektoral.

Sipas kritikëve, në zgjedhjet lokale Kurti u ishte drejtuar studentëve me premtimin “do t’iu jap nga 100 euro”, ndërsa në zgjedhjet nacionale ka orientuar premtimet kah shërbyesit publik, me zotimin për “pagën e 13-të”. Këto thirrje po interpretohen si tentativa për të ruajtur qetësinë sociale përmes shpërblimeve financiare, në një kohë kur ekonomia e vendit përballet me sfida dhe kur buxheti publik konsiderohet nën presion.

- Advertisement -

Kritika shkon edhe më tej, duke e quajtur këtë qasje “patriarkale” dhe “komuniste”, me argumentin se shteti po shndërrohet në mekanizëm shpërndarjeje për vota, e jo në institucion që krijon politika të qëndrueshme zhvillimi.

Në fokus të debatit është edhe roli i sektorit privat. Kritikohet fakti se, ndonëse “ushtria” e punëtorëve të sektorit privat është më e madhe, barra reale e mbushjes së buxhetit bie kryesisht mbi ta, ndërsa premtimet elektorale orientohen kryesisht drejt kategorive që varen nga buxheti.

- Advertisement -

Në këtë klimë, kundërshtarët e Kurtit pyesin se sa gjatë mund të vazhdojë një model ku premtimet financiare përdoren si instrument fushate, dhe nëse shoqëria po e normalizon një qasje që, sipas tyre, po e shndërron politikën në “pazar elektoral”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat