spot_img
E hënë, 16 Shkurt, 2026
23:20
HomeKosovaKurti: Me Ramën folëm për shfrytëzimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave

Kurti: Me Ramën folëm për shfrytëzimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama diskutuan, ndër tjerash, edhe se si t’i shfrytëzojnë “mundësitë e reja” dhe si t’i kalojnë “sfidat e përbashkëta”.

Kurti shkroi në Facebook se temë e diskutimit ishte edhe shtimi i marrëveshjeve bilaterale.

- Advertisement -

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë”, shkroi ai.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shtoi Kurti.

Kurti dhe Rama mbyllin takimin pa deklarime për media

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat