spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:12
HomeKosovaKurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti në këtë udhëtim shoqërohet zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

- Advertisement -

“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ata sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, theksohet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky forum ofron një platformë për liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ekonomisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat