Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e Pashkëve ka vizituar Pashk Staka, ish-profesor i gjuhës shqipe, 97-vjeçar.
Kurti tha se e ka falënderuar atë për mikpritjen dhe për bisedën e këndshme e të pasur.
“Sot, me rastin e festës së Pashkës, pata kënaqësinë të vizitoj bacën Pashk Staka, ish profesor i gjuhës shqipe, 97 vjeçar, i cili na priti me shumë dashamirësi në banesën e tij në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten e tij Anjeza Gjoni-Staka, 89 vjeçare, vajzat Gloria dhe Mika, nipin Engjëllin dhe mbesën Sarën, mua dhe Rozeta Hajdarin”, ka shkruar mes tjerash Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë:
Sot, me rastin e festës së Pashkës, pata kënaqësinë të vizitoj bacën Pashk Staka, ish profesor i gjuhës shqipe, 97 vjeçar, i cili na priti me shumë dashamirësi në banesën e tij në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten e tij Anjeza Gjoni-Staka, 89 vjeçare, vajzat Gloria dhe Mika, nipin Engjëllin dhe mbesën Sarën, mua dhe Rozeta Hajdarin.
Gjatë bisedës mësuam edhe për jetën dhe kontributin e zonjës Anjeza, e cila kishte qenë këngëtare në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Agimi” në Prizren, e më pas mësuese në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, një rrugëtim i bukur në shërbim të kulturës dhe arsimit.
E falënderuam bacën Pashk për mikpritjen dhe për bisedën e këndshme e të pasur, që përfshiu tema nga historiku i NDSh-së dhe familjes Staka, deri te zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore.
I urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë!



