spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
01:05
HomeKosovaKurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO, kyç për...

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO, kyç për stabilitetin e rajonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, ku ka qenë i angazhuar në dy panele diskutimi për luftën kundër drogës dhe forcimin e rezistencës demokratike ndaj kërcënimeve hibride.

Gjatë samitit, Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe kryeministra dhe liderë të tjerë evropianë dhe ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Ai ka theksuar përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e cilësuar këtë proces si të domosdoshëm për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit dhe rajonit. Po ashtu, është theksuar rëndësia e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë dhe avancimi i saj drejt statusit të vendit kandidat për BE.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në kuadër të Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan pata nderin të jem pjesë e dy paneleve: “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”, krahas një morie takimesh të rëndësishme e të frytshme me liderë shtetesh pjesëmarrëse dhe institucionesh euro-atlantike.

Pata kënaqësinë të takoj e bisedoj me miq si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Kaja Kallas, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, kryeministri i Finlandës Petteri Orpo, Princi Albert II i Monakos, e po ashtu liderë shtetesh me të cilat synojmë të lidhim marrëdhënie diplomatike si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër.

Njohja e Republikës së Kosovës, e cila është e rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, nga vendet që ende hezitojnë ta bëjnë këtë dhe avancimi i statusit në shtet kandidat për anëtarësim janë hapat që duhet t’i paraprijnë një procesi të bazuar në merita.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat