spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:26
HomeKosovaKurti në Londër pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Kurti në Londër pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, u prit nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club” në Londër.

Gjatë darkës, kryeministri Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti ndihmën për refugjatët gjatë luftës, rolin e gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe kontributin pas luftës në proceset e shtet-ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit.

- Advertisement -

Kurti theksoi se Kosova synon të thellojë edhe më tej bashkëpunimin ushtarak dhe të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, në përputhje me vlerat dhe qëllimet e përbashkëta.

Në këtë kuadër, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat