spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
23:35
HomeEkonomiKurti në Londër takon kreun e BERZh-it, diskutuan për projekte infrastrukturore

Kurti në Londër takon kreun e BERZh-it, diskutuan për projekte infrastrukturore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve ekonomike në vend.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është folur për mbështetjen e mëtejshme të BERZh-it në sektorë kyç, përfshirë energjinë, ujërat dhe transportin publik. Kurti ka kërkuar që institucioni financiar ndërkombëtar të vazhdojë financimin dhe mbështetjen për sektorin privat në Kosovë.

- Advertisement -

Po ashtu, ai ka theksuar siç thuhet në njoftim përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta me BERZh-in.

Në fund të takimit, kryeministri ka falënderuar presidenten e këtij institucioni për mbështetjen e deritanishme dhe partneritetin në zhvillimin ekonomik të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat