spot_img
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaKurti në Mynih, vazhdojnë punimet e Konferencës së 62-të të Sigurisë

Kurti në Mynih, vazhdojnë punimet e Konferencës së 62-të të Sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vazhdon për të dytën ditë me radhë edicioni i 62-të i Konferencës së Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, që po mbahet në Mynih.

Nga Kosova, në këtë konferencë po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u është bashkuar liderëve shtetërorë, diplomatëve dhe ekspertëve të fushës së mbrojtjes nga e gjithë bota.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të vendeve evropiane dhe përfaqësues të shteteve të tjera, ku në fokus kanë qenë çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih po mbahet nga 13 deri më 15 shkurt 2026 dhe, si forumi kryesor për politikën ndërkombëtare të sigurisë, pritet të ofrojë debate të nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë globale.

- Advertisement -

Mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota po marrin pjesë në këtë edicion. Në mesin e tyre janë liderë nga shumica e vendeve evropiane, si dhe një delegacion i lartë nga Qeveria Federale e Gjermanisë, i udhëhequr nga Friedrich Merz.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat