spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:53
HomeKosovaKurti takon zv/presidentin e Federatës së Bosnjës, Refik Lendo

Kurti takon zv/presidentin e Federatës së Bosnjës, Refik Lendo

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë është takuar me zëvendëspresidentin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Refik Lendo, me të cilin, siç tha Zyra e Kryeministrit, diskutuan rreth marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rreth mundësive për shtim dhe thellim të bashkëpunimit.

“Kryeministri Kurti e falënderoi zëvendëspresidentin Lendo për mikpritjen e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë. E njoftoi atë për përgatitjet që institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Procesit të Berlinit për lëvizje me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari 2025”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

6.12.2024-ZKM-8

Ndërkaq, ZKM tha se Kurti në takim theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina “të ratifikojë sa më parë” këtë marrëveshje ashtu që të fillojë zbatimi i saj nga të dy palët.

- Advertisement -

Lendo ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin në lidhje me lëvizjen e lirë me letërnjoftime dhe shprehu shpresën që edhe vendi i tij të zbatojë masë reciproke për qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt, tha ZKM.

Përgjatë bisedës, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në arritjen e objektivave të përbashkëta sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe për instrumente dhe platforma të përbashkëta që do të mundësonin rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat