spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti nga Gjilani: Amerika dhe Evropa na mbrojnë nga Rusia, nga Serbia...

Kurti nga Gjilani: Amerika dhe Evropa na mbrojnë nga Rusia, nga Serbia na mbron ushtria jonë.

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti tubim elektoral në Gjilan nga ku lideri i kësaj partie, Albin Kurti para të pranishmëve tha se Kosova nuk mund të presë që Amerika dhe Evropa ta mbështesin si në vitin 1999.

“Nuk mund të presim që Amerika dhe Evropa, do të na mbështesin e simpatizojnë sikurse në pranverën e vitit 1999. Sepse ne nuk mund të lejojmë, e kurrë më nuk do të lejojmë, masakra e dhunime të Serbisë në Kosovë. Ne tash jemi shtet i pavarur, ne tash jemi shtet sovran, me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, me ushtri të fuqishme, e me polici të jashtëzakonshme profesionale, integritet e kompetencë cep më cep”, tha Kurti ndër tjerash.

- Advertisement -

Ai po ashtu tha se Amerika e Evropa na mbrojnë nga Rusia, kurse nga Serbia na mbron ushtria jonë.

“Pra, ne tash i dalim zot vetes. Ne i dalim zot atdheut. Ne jemi ma të fortë e ma të qëndrueshëm se Serbia. Kombi shqiptar asht ma i lashtë e ma i madh. Amerika dhe Evropa, janë miqtë, partnerët, aleatët tanë që na mbrojnë nga Rusia, kurse për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkim Jashari”, tha Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat