spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
13:59
HomeKosovaKurti nuk e çel gojën para pyetjeve të gazetarëve

Kurti nuk e çel gojën para pyetjeve të gazetarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me disa anëtarë të kabinetit të tij, ka mbërritur sot në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së vazhdimit të 52-të dhe njëherësh të fundit të seancës konstituive të kësaj legjislature.

Kurti, i cili prej muajsh ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve politike dhe situatës paszgjedhore në vend, zgjodhi të mos prononcohej për mediat.

- Advertisement -

Sot është seanca e fundit para skadimit të afatit kushtetues. Këtë herë do të marrin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë.

Pas kësaj dite, deputetëve u ndalohet çdo vendim dhe veprim në drejtim të konstituimit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 24 korrik. Kjo gjykatë ka vendosur masë të përkohshme që e përcakton ndalesën nga 27 korriku deri më 8 gusht.

- Advertisement -

Në vendimin e saj, Gjykata konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 27 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Tutje thuhet se Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në vendim.

Nga ana tjetër, presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh – që zyrtarisht përfundon më 26 korrik.

Deputetët 51 herë nuk janë pajtuar, fillimisht për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të shkurtit, për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. E më pas, partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë kanë kundërshtuar formimin e një komisioni për votim të fshehtë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat