spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
11:25
HomeKosovaKurti paraqet dy propozime të reja pas takimit me liderët politikë

Kurti paraqet dy propozime të reja pas takimit me liderët politikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me liderët politikë, ka paraqitur dy propozimet e tij për të ecur përpara, e që sipas Kurtit janë lëvizje të reja nga qëndrimet e tij të deritashme.

Kurti është munduar të thotë se po tregohet zemërgjerë me propozimet e tij, meqë në asnjë vend në Evropë s’ka një parti e cila ka marrë 42 % dhe që është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.

- Advertisement -

Kurti duke menduar se s’ka rast në asnjë shtet tjetër, iu është drejtuar me pyetje gazetarëve, duke iu thënë “ma gjeni një vend në Evropë ku partia e parë është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku?”.

Një nga gazetarët i është përgjigjur pa hezitim se është Shqipëria, që është pasur me një konfirmim të Kurtit dhe me një buzëqeshje nën buzë.

- Advertisement -

“Po Shqipëria e vërtetë është”, ka thënë Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat