spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:28
HomeKosovaKurti: Përmes investimeve në KEK, sigurojmë energji dhe ulim importin

Kurti: Përmes investimeve në KEK, sigurojmë energji dhe ulim importin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se investimet që po bëhen në Termocentralin “Kosova B” janë më të mëdhatë që janë bërë ndonjëherë në këtë termocentral, që nga ndërtimi i tij.

“Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro. Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij.

- Advertisement -

Ndërkohë shefi në detyrë i qeverisë ka thënë se modernizimi i turbinave po bëhet pas më shumë se katër dekadash, çka sipas tij, po rritet siguria e ulet varësia e importit.

“Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi”, ka shkruar Kurti teksa ka shpërndarë videon e KEK-ut gjatë procesit të punës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat