spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:00
HomeKosovaKurti: Petrovci ishte i veçantë, ndriçonte çdo bisedë, Kosova humbi një thesar...

Kurti: Petrovci ishte i veçantë, ndriçonte çdo bisedë, Kosova humbi një thesar kombëtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se e mori me dhimbje e pikëllim lajmin për vdekjen e aktorit Enver Petrovci.

Ai shkroi në një postim në Facebook se Petrovci ishte “i veçantë”.

- Advertisement -

“Kujtesa energjike dhe qartësia e mendimit e bënin të veçantë: në çdo takim përçonte frymëzim me liri shprehjeje, kurse me vështrime lucide e humor vitruoz ndriçonte çdo bisedë”.

“Para veprës së tij shtrihet një kaleidoskop artistik i pamasë. Ai ishte themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit, profesor në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, i dashur për aq shumë gjenerata studentësh. Me rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin e përpiktë, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane”, shkroi Kurti.

- Advertisement -

Ai tha se Kosova humbi “një thesar kombëtar”.

“Sot Kosova humbi një thesar kombëtar, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë, pasuri e përbashkët që institucionet tona dhe komuniteti i artistëve do ta ruajnë e përcjellin brez pas brezi. Ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat