Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit Social demokrat Arab, Hella Ben Youssef, e cila ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.

“Kyeministri Kurti e përgëzoi për angazhimin dhe vendosmërinë në demokratizimin e vendit të saj. Gjatë bisedës shkëmbyen edhe përvojat e ndërsjella për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.



