spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti propagandon në Mitrovicë, flet për “1 milion lajme të rreme”!

Kurti propagandon në Mitrovicë, flet për “1 milion lajme të rreme”!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht kritikave e thirrjeve, nuk po reflekton aspak në qasjen e tij ndaj mediave të vendit, duke vazhduar kështu me sulmet, ofendimet e linçimet e zakonshme që ai i bën ndaj tyre.

Madje, i pari i ekzekutivit të tanishëm sonte ka shkuar edhe më tej se përveç sulmeve, duke propaganduar kështu ndaj mediave, e duke aluduar se këto të fundit krijojnë lajme të rreme për ta mposhtur të vërtetën.

- Advertisement -

“Nuk ka britmë a piskamë nëpër studio televizive e as germë nëpër portale që mund ta mohojë e shtrembëroj realitetin e ri të Mitrovicës që është realizuar duke iu falënderuar qëndresës tuaj dhe qeverisë tonë. Një milion lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën, e vërteta ekziston në popull”, ka thënë mes tjerash Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat