spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
01:25
HomeKosovaKurti reagon pas gjetjes së trupit të mërgimtarit në Liqenin e Ujmanit

Kurti reagon pas gjetjes së trupit të mërgimtarit në Liqenin e Ujmanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar gjitha mekanizmat që ndihmuan në gjetjen e trupit të të riut që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime e dhimbje për këtë humbje.

- Advertisement -

Por, pasi u kritikua gjerësisht për mënyrën sesi partia e tij e politizoi prezencën humanitare të FSK-së në Veri.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit.

Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat