Kryeministri në detyrë ka reaguar pasi Kuvendi nuk e votojë për mandatin e tretë qeverinë e propozuar nga ai.
Në një postim në Facebook ku ka publikuar ekspozenë e tij, ka falënderuar gjithë deputet që e votuan.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë punën si qeveri në detyrë drejtë zgjedhjeve të reja parlamnetare.
“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët përpërkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.



