spot_img
E premte, 20 Shkurt, 2026
23:25
HomeKosovaKurti reagon për buxhetin, komenton kritikat e opozitës

Kurti reagon për buxhetin, komenton kritikat e opozitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me miratimin e buxhetit, duke e cilësuar këtë si një “lajm tejet” i mirë qytetarët e vendit. Në postimin e tij, kryeministri ka falënderuar deputetët që votuan “Pro”, por edhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre.

Tutje, Kurti ka deklaruar se ky buxhet, ndër tjerash, parasheh 867 milionë euro për komunat si dhe, përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

- Advertisement -

“Gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Miratimi i Buxhetit është lajm tejet i mirë për Republikën dhe qytetarët. Rikujtojmë se buxheti i vitit 2026 ishte dashur të miratohej në fund të vitit të kaluar, por miratimi i tij u bë i mundur vetëm tani. Falënderoj të gjithë deputetët dhe deputetet për votën mbështetëse, por edhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre, të cilat do të mund të trajtohen së shpejti me rastin e rishikimit të tij.

Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë.

Gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat