spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
13:45
HomeKosovaKurti kundërshton kërkesat për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e...

Kurti kundërshton kërkesat për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar hapur kërkesat për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës, duke njoftuar në vend të kësaj një pako të re mbështetëse prej 200 milionë eurosh.

Sipas Kurtit, propozimet për prekjen e taksave të naftës nuk bazohen në analiza të mirëfillta dhe rrezikojnë të favorizojnë vetëm fitimet e mëdha të tregtarëve, në vend që t’u shërbejnë qytetarëve. Ai theksoi se çmimet e larta diktohen nga tregu botëror dhe krizat në ngushticën e Hormuzit dhe Teheran.

- Advertisement -

„Bindja ime e fuqishme është që këto propozime nuk janë të menduara mirë. Është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes të mos u shërbejmë super-profiteve të ndokujt, në vend që t’ua zbusim barrën qytetarëve“, deklaroi Kurti gjatë konferencës për media.

Mbështetja 200 milionëshe dhe tavani i çmimeve Në vend të ndërhyrjes në akcizë, kryeministri njoftoi dy lëvizje kryesore të qeverisë:

- Advertisement -
  1. Pakoja 200 milionë euro: Një mbështetje direkte për qytetarët që ta përballojnë më lehtë rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

  2. Ligji për tavanin e çmimeve: Pas përfundimit të procedurave në Kushtetuese, qeveria do të vendosë çmime tavan për produktet bazë.

Kurti garantoi se Ministria e Industrisë është në komunikim të vazhdueshëm me ekspertët për të gjetur mënyrat më efektive që mbrojnë konsumatorin, pa dëmtuar stabilitetin buxhetor të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat