spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
07:24
HomeKosovaDrejtësiaKurti refuzon urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kurti refuzon urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Gjilan, ku shfrytëzoi rastin të flasë edhe për mosparaqitjen e tij në Gjykatën Themelore.

Ai ka thënë se, në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime.

- Advertisement -

“Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme, ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që e ka synim dëshminë e dëshmitarit, nuk humb kohë. Pse i hup Prokuroria tre muaj? Është më shumë e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portalit të oligarkut, se të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria nuk ka qenë më e lirë për të vepruar, lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Nuk ka qeveri që e ka luftuar korrupsionin e krimin si qeveria jonë në këto katër vite”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se, vëreni se çfarë raste prioritizohen, ka vite të tëra që denoncimet tona nuk trajtohen.

- Advertisement -

“Në mars 2021 për një vit e 5 muaj deri në gusht 2022, ministrat e qeverisë që udhëheqë unë kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar hetim me aktakuzë. Çka prioritizon Prokuroria, flet për Prokurorinë, e jo për krimin e korrupsionin. Ju e dini që zgjedhjet nuk mbahen për Kryeprokuror, për Kuvend e qeveri. Kryeprokurorët janë aty të barrikaduar si në Prokurorinë Speciale sidomos në KPK dhe kjo është për të ardhur keq. Ky është dëm i vazhdueshëm, padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë. Përderisa Prokuroria nuk ndryshon qasje e as udhëheqje, nuk kam pse ndryshoj as unë qëndrim”, ka thënë mes tjerash Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat