spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
19:50
HomeKosovaKurti sa ishte opozitar: Kryetari i Kuvendit s’duhet të jetë përçarës, nëse...

Kurti sa ishte opozitar: Kryetari i Kuvendit s’duhet të jetë përçarës, nëse nuk i merr votat atëherë të provohet me të tjerë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një deklaratë e mëhershme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po bën jehonë në opinionin publik, teksa partia e tij aktualisht këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke refuzuar çdo alternativë tjetër.

Në një intervistë me Baton Haxhiun në Klan Kosova disa vite më parë, Kurti kritikonte fuqishëm qasjen e koalicionit fitues PAN – të përbërë nga PDK, AAK dhe Nisma – i cili insistonte në emrin e Kadri Veselit për pozitën e kryeparlamentarit.

- Advertisement -

“Pse do të duhej që kryetari i Kuvendit të ishte ose ai, ose askush tjetër?”, deklaronte Kurti në atë kohë, duke shprehur kundërshtim të prerë ndaj idesë që një pozitë kaq e rëndësishme të lidhej vetëm me një individ të caktuar.

Sot, në një kthesë të dukshme politike, Kurti dhe Vetëvendosje po aplikojnë të njëjtën logjikë për të shtyrë përpara kandidaturën e Albulena Haxhiut, duke e kushtëzuar zgjedhjen e kryetares së Kuvendit vetëm me emrin e saj.

- Advertisement -

Kjo sjellje ka ngjallur kritika të forta nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët e akuzojnë Kurtin për mungesë konsistence dhe për devijim nga parimet që dikur e karakterizonin si zë kritik ndaj personalizimit të pushtetit.

Analistët theksojnë se kjo kontradiktë nënvizon sfidat e Vetëvendosjes për të ruajtur koherencën midis retorikës opozitare të dikurshme dhe praktikave të tanishme të qeverisjes dhe manovrave parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat