spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKosovaQeveriaKurti shpreh gatishmërinë për takim me Edi Ramën

Kurti shpreh gatishmërinë për takim me Edi Ramën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një mbledhje tjetër me qeverinë e Shqipërisë.

Ai tha se tashmë Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë barazuar, pasi që sot u mbajt mbledhja e dytë mes dy qeverive, njësoj siç ka ndodhur me Shqipërinë brenda këtij mandati.

- Advertisement -

“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë. Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, tha Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat