spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
05:41
HomeKosovaKurti shpreh mirënjohje për ambasadorin Gudjev dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës

Kurti shpreh mirënjohje për ambasadorin Gudjev dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

- Advertisement -

“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat