spot_img
E shtunë, 18 Tetor, 2025
21:43
HomeBotaAmerikaKurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Janusz Bugajskit

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Janusz Bugajskit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Janusz Bugajskit, analistit të njohur amerikan.

Kurti ka shkruar Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve.

- Advertisement -

“Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme. Intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Si hulumtues i mirë i çështjeve të Ballkanit, kontriboi me shkrime e analiza në rritjen e vetëdijes rreth situatës në rajon përgjatë disa dekadave. Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.

Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve. Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij.

Vdes analisti i njohur Janusz Bugajski

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat