spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
13:00
HomeSiguriaKurti: Siguria ishte tema kryesore e Konferencës në Mynih

Kurti: Siguria ishte tema kryesore e Konferencës në Mynih

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Munih, ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me liderë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

- Advertisement -

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka thënë se gjatë tre ditëve në Munih “siguria ishte kryefjala, madje edhe kur nuk përmendej”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

- Advertisement -

“Me Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzen theksuam gatishmërinë e përfshirjes së Kosovës në nisma globale të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir diskutuam për përfitimet e dyanshme nga Marrëveshja për Tregti të Lirë e Kosovës me shtetet anëtare të EFTA-s, të cilën e nënshkruam në janar. Me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan folëm për marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunimin e afërt, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić shqyrtuam mundësi të reja të partneritetit në mbrojtje dhe veçanërisht bashkëpunim në fushën e industrisë ushtarake. Ndërkaq në takim me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies veçuam rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja direkte nga Gjermania krahas marrëdhënieve të forta bilaterale në siguri e mbrojtje”, ka shkruar Kurti.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Ai më tej ka përmendur edhe bashkëbisedimet me emisarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, kryetaren e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë në parlamentin finlandez, Tytti Tuppurainen dhe Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik, Ted Deutch.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe tabelë

“E ndërmjet takimeve, patëm edhe më shumë diskutime e shkëmbime me liderë të tjerë e miq të shumtë në hollet e Hotelit Bayerischer Hof, në darkën e shtruar nga Kancelaria e shtetit të Bavarisë, drekën e shtruar për Ukrainën, tryezën e diskutimit për taktikat hibride ruse në Evropë e në drekën e punës të organizuar nga Këshilli Atlantik”, ka shtuar Kurti.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat