spot_img
E mërkurë, 29 Prill, 2026
10:52
HomeKosovaKurti sulmon Prokurorinë: I quan "kërmij" dhe "lepuj të shpejtë"

Kurti sulmon Prokurorinë: I quan “kërmij” dhe “lepuj të shpejtë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë prokurorinë, për siç thotë ai “nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje”, por “reagojnë shpejt kur VV bën ndonjë gabim të aluduar procedurial”.

Madje, Kurti prokurorët e Kosovës i ka quajtur si “kërmij” dhe “lepuj”.

- Advertisement -

Gjatë paraqitjes në KTV, të dielën, ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti pretendon se Prokuroria nuk po vepron.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Përpos sulmeve ndaj prokurorisë, Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar.

Për këtë Kurti përmendi si “Blerim Isufajn”, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, përkundër se është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Për Kurtin, Isufaj është “regjistor i pamjes kur Kurti hynë në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.

Madje, Kurti beson se nëse Isufaj bëhet kryeprokuror atëherë nuk ka shpresë për drejtësinë.

“Vështirësit i kemi me kryeprokurorin e Shtetit që në krye është Blerim Isufaj. Fiks para një viti ai doli publikisht e na tha se është hequr urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiqit, tre muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Në krye të KPK-së kemi një kësi lloj njeriu. Prokuroria s’është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Kupola e saj. Krejt këta prokurorë kanë të drejtë të bëhen kryeprokurorë, por po na thonë o Blerim Isufaj o askush tjetër. Për drejtësinë, nëse bëhet kryeprokuror Blerim Isufaj, largqoftë, ose dikush si ai, atëherë s’ka shpresë për drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka deklaruar se ndërkombëtarët kishin refuzuar propozimin që ai të shkruante draftin e themelimit të Asociacionit.

Ai ka thënë të dielën se drafti i tij do të bazohej në aktgjykimin e Kushtetueses, letrën e Federica Mogherinit dhe qëndrimit amerikan, por u shpreh se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “na kërcënoi me largim nga tryeza”.

“Më 18 mars 2023, në Ohër kam ofruar të shkruaj një draft. Thashë se s’mund të shkruaj draft pa u pajtuar për frymën e saj.. Shtylla e parë ishte aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i 2013-s, qëndrimi amerikan, dhe letra e Mogherinit…Me këto qëndrime thashë nesër ua sjell draftin. Presidenti Vuçiq kërcënoi me largim nga tryeza. Aty u krijua një sfidë e më thanë s’duhet të shkruash ti draftin, por ekipi menaxhues”, ka deklaruar Kurti.

Ai u shpreh se ekipi menaxhues e parashihte krijimin e një strukture “që i subordinon edhe komunat e dhëna nga Ahtisaari dhe e bën një president”.

“Krejt synimi ka qenë një Dodik i vogël që e shkel Nenad Rashiqin. Qëllimi ishte ky. Unë s’jam kundër nenit 44 dhe lirisë së asocimit. Jam ofruar të shkruaj draft, por më thanë jo. Lajçaku e solli draftin, por unë s’mund ta dërgoj një non-paper në Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sulmi mbi kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor. Kurti ka thënë se nuk po mund ta paramendojë ligësinë aq të natryshme të dikujt, që në mënyrë kriminale i vendos 20 kilogramë eksplozivë e me lënë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike e pa ujë.

Kurti ka thënë se kishte fat në fatkeqësi, pasi ka mundur të ketë vërshime e nuk do të kishte riparime të shpejta qysh janë bërë. Ai ka thënë se me këtë sulm është kaluar nga “lufta hibride në luftë kinetike”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat