spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:06
HomeKosovaQeveriaKurti takohet me drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së

Kurti takohet me drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer. Ai shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, gjatë takimit, Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

- Advertisement -

IMG-4415

“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Tutje, u bë e ditur se në takim morën pjesë edhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat