spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeEkonomiKurti takohet me ekspertët financiarë dhe bankarë në Gjermani, flasin për zhvillim...

Kurti takohet me ekspertët financiarë dhe bankarë në Gjermani, flasin për zhvillim ekonomik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas bashkëbisedimit me studentë, gjatë vizitës në Frankfurt ka vazhduar takimin me ekspertë të sektorit financiarë dhe bankarë nga diaspora.

“Krahas rritjes ekonomike dhe progresit që ka njohur vendi, fokus i diskutimit ishte edhe trajtimi i Fondit Sovran si një institucion zhvillimor si dhe arritjet dhe zhvillimet e rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

- Advertisement -

Sipas komunikatës, kryeministri ka potencuar se transparenca dhe mbikëqyrja do të jenë kyçe gjersa qëllimet afatgjata dhe vizioni janë forcimi i pavarësisë ekonomike, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës dhe pozicionimin e vendit si një partner të besueshëm dhe atraktiv në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Rreth zhvillimeve të rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës, u theksua roli kyç i saj në ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës dhe realizimin e reformave dhe iniciativave strategjike të cilat kanë rritur besimin në sektorin financiar dhe kanë mundësuar integrimin e Kosovës në sistemet financiare globale. U veçuan ndër të tjera avancimi i operacioneve me para të gatshme, përfshirja financiare dhe qasja në financa, para-aplikimi për Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA)”, vazhdon komunikata.

- Advertisement -

Në takim u trajtuan dhe mundësitë për të përmirësuar likuditetin e kompanive si dhe rolin e sektorit të TIK-ut në sistemin e Kosovës dhe atë financiar patur parasysh zhvillimin e hovshëm të këtij sektori dhe potencialit të saj në vendin tonë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat