spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
18:55
HomeKosovaKurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutuan për sfidat e sigurisë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutuan për sfidat e sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Ulutash e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe diskutuan për bashkëpunim “të ngushtë mes misionit të NATOS në Kosovë – KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për, siç tha ai, bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat