spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:42
HomeKosovaKurti takohet me Nussbaumer, zbulohen temat e bashkëbisedimit

Kurti takohet me Nussbaumer, zbulohen temat e bashkëbisedimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në Bernë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me deputetin Cedric Wermuth dhe deputetin zviceran me prejardhje shqiptare, Islam Aliaj, që janë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se gjatë bashkëbisedimit, Kurti ka theksuar rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës tri vitet e fundit, duke veçuar edhe vëmendjen e veçantë ndaj sektorit të energjisë.

- Advertisement -

“Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi z. Nussbaumer për projektin e ardhshëm konkurrues të energjisë së prodhuar me erë prej 150 MW, dhe suksesin e ankandit të parë solar prej 100 MË në të cilin fitues u shpall konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova”, thuhet në njoftim.

Në vijim, kryeministri theksoi marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Zvicrës dhe mundësinë për rritje të mëtejme të shkëmbimit tregtar dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

- Advertisement -

“U diskutua dhe mbi politikat qeveritare gjithëpërfshirëse, ku kryeministri përmendi ndër të tjera bursat për vajzat dhe gratë në STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, skemat e mbështetjes për nënat lehona dhe fëmijët, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, dhe punën në lidhjen e tregut të punësimit me aftësimin profesional”, theksohet në njoftimin e ZKM-së.

Kryeministri Kurti theksoi dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ku edhe falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat