spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaKurti takohet me shefin e OSBE-së, diskutuan për zhvillimet politike dhe institucionale...

Kurti takohet me shefin e OSBE-së, diskutuan për zhvillimet politike dhe institucionale në vend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike dhe institucionale në vend, po ashtu, edhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.

- Advertisement -

“Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit’’, thuhet mes tjerash nga ZKM.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk

Prishtinë, 27 shkurt 202

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.

Ambasadori McGurk e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri e falënderoi Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat