Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot paradite me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
ZKM tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”.



