spot_img
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaKurti takon katër senatorë amerikanë në Mynih të Gjermanisë

Kurti takon katër senatorë amerikanë në Mynih të Gjermanisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Ky takim është zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kurti, siç bëhet e ditur në komunikatë, ka shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatin kryesor të Kosovës.

- Advertisement -

“Në lidhje me raportet me Serbinë, Kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023; nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike; tërheqjes së letrës së Brnabiq ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Kryeministri Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis dhe Gallego

Mynih, 14 shkurt 2026

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Ai shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Progresi i Kosovës në aspektin demokratik dhe atë ekonomik u theksua përgjatë takimit.

Kryeministri foli edhe rreth orientimit euro-atlantik dhe objektivit e angazhimit tonë të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në lidhje me raportet me Serbinë, Kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023; nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike; tërheqjes së letrës së Brnabiq ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat