Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Arianit Besiri, kryetar i Komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se Besiri, shqiptar nga Mitrovica, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.
“Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:
Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.
Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.



