spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
21:05
HomeKosovaKurti takon organizatat ndërkombëtare të mediave, thekson rëndësinë e lirisë së shtypit

Kurti takon organizatat ndërkombëtare të mediave, thekson rëndësinë e lirisë së shtypit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit, priti në një takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave: Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacioni i Gazetarëve Evropian (AEJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se në takim Kurti ka theksuar se liria e medias është e një rëndësie fondamentale për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative.

Pasi i dëgjoi çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, Kurti ka falënderuar për vizitën dhe diskutimin, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat