spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
19:30
HomeKosovaKurti thotë se LDK-ja po e bën bllokadën e vitit të kaluar...

Kurti thotë se LDK-ja po e bën bllokadën e vitit të kaluar edhe tash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që ka bërë bllokadën vitin e kaluar dhe tash.

Kurti tha se gjatë vitit të kaluar i bëri ofertë qeverisës LDK-së, të njëjtën e bëri edhe sot.

- Advertisement -

Ai shtoi se tash ia ka ofruar katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, duke thënë se edhe këtë LDK-ja e refuzoi.

“LDK-ja po e bën bllokadën vitin e kaluar dhe tash, unë i kam ofruar bashkëqeverisje. Jo çfarëdo oferte që i kam bërë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri, pra në mungesë timen kryetari LDK-së të udhëheq mbledhjet e Qeverisë. LDK-ja le t’i pyes partitë popullore në Evropë që ia kemi bërë këtë ofertë dhe ky ka refuzuar, le ta çfarë do t’i ndodh. Gjysmën e asaj që i kam ofruar LDK-së i ka partia GUXO, pra me Partinë Guxo që kemi garuar bashkë, LDK-së, ia kam dhënë dyfishin”, ka thënë Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat