spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:29
HomeKosovaQeveriaKurti u përgjigjet kritikave të Grenellit: Punët me Amerikën kurrë ma mirë...

Kurti u përgjigjet kritikave të Grenellit: Punët me Amerikën kurrë ma mirë nuk i kena pas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tri ditë pas deklaratës të emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, kryeministri Albin Kurti ka reaguar.

“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu”, ishte përgjigja e kryeministrit Albin Kurti në drejtim të deklaratës së emisarit Richard Grenell.

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i vendosur duke thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me Amerikën.

“Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

“Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, tha shkurtimisht Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat