spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeKosovaQeveriaKurti uron kryeministrin australian për fitore në zgjedhje

Kurti uron kryeministrin australian për fitore në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij australian, Anthony Albanese, për fitoren e rëndësishme në zgjedhjet e fundit në Australi.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti theksoi se kjo fitore pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

- Advertisement -

“Urime të përzemërta kryeministrit Anthony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila reflekton besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona – aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me dinjitet,” ka shkruar Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat