spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
23:27
HomeKosovaKurti uron për njohjen e Kosovës nga Siria

Kurti uron për njohjen e Kosovës nga Siria

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për njohjen e Kosovës nga Siria. Njohja u kumtua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ai tha se do të angazhohen që lidhjet mes dy shteteve, Kosovës dhe Sirisë të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tri njohje dhe tri partneritete të reja më shumë për vendin tonë.

- Advertisement -

Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë.

Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë.

Presidentja Osmani konfirmon: Siria e ka njohur shtetin e Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat