spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeLajmeKurti uron Shqipërinë: Do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën

Kurti uron Shqipërinë: Do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehu mbështetjen e tij për procesin integrues të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e meritokracisë dhe reformave në këtë rrugëtim.

- Advertisement -

Ai gjithashtu theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën.

“Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

- Advertisement -

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat