spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:17
HomeKosovaKurti vendos sot gurthemelet e dy urave mbi lumin Ibër

Kurti vendos sot gurthemelet e dy urave mbi lumin Ibër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se sot do të vendoset gurthemeli për dy urat e reja mbi lumin Ibër që do të lidhin Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bashkë me vartësit e tij, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.

- Advertisement -

Ndërkaq, nga komunat prezentë do të jetë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, që vjen nga partia e Kurtit dhe nga ajo e Jugut do të jetë nënkryetari Arian Tahiri.

Aktivitetet:

- Advertisement -
  1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër

KOHA: 17:00

VENDI: Në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Mitrovicë e veriut

  1. Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër

KOHA: 17.15

  1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër

KOHA: 17:30

VENDI: Përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut

Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve do të ketë prononcim të përbashkët për media

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat