Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka votuar pak më parë. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Rita.
Pastaj, Kurti u deklarua për media tha se “sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme”.
Ai i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë.
“Uroj e besoj e punojmë që legjislatura e 10 ta konsituojë sa më shpejt kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë qeverinë e re”, tha Kurti.
“Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, shtoi ai.



