spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:52
HomeKosovaKurti-Wadephulit: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kurti-Wadephulit: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka takuar sot Kryediplomatin e Gjermanisë, Johann Wadephul.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti në takim ka thënë se Republika e Kosovës meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që Komisioni Evropian duhet ta dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim.

- Advertisement -

Ata kanë folur edhe për dialogun dhe zbatimin e Marrëveshjeve Bazë të Brukselit dhe Aneksit të saj.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

- Advertisement -

“Kryeministri nënvizoi faktin se edhe më shumë se dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe paramilitar, Millan Radoiçiq, vazhdon të endet i lirë në Serbi dhe Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë atë dhe grupin e tij Republikës së Kosovës, përkundër fakteve për përfshirjen e tij në sulm dhe aktakuzës së prokurorisë së Kosovës ndaj tij, ndërkohë që ai dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit”, thuhet në njoftim.

Ata kanë folur edhe për rolin aktiv, kontributin e deritanishëm dhe potencialin e diasporës në Gjermani në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve përmes investimeve të huaja dhe të thellimit të lidhjeve ndërmjet popujve tanë.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Wadephul për vizitën e tij, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për kontributin e Gjermanisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes trupave të saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR”, përfundon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat