spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:49
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti: Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një "referendum historik"

Kurti: Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një “referendum historik”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë “referendum historik”.

Ai premtoi rritje të pagës minimale, investime kapitale dhe zhvillim ekonomik.

- Advertisement -

Gjatë tubimit të mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Albin Kurti shprehu besimin e tij se do të fitojë mandatin e tretë si kryeministër i Kosovës.

Ai theksoi se në mandatin e tij të tretë, paga minimale në Kosovë do të jetë 500 euro, ndërsa shtoi se plani i tij programor do të përmirësojë mirëqenien në vend.

- Advertisement -

“9 shkurti i 2025-tës është referendum për katër vitet që shkuan. Në këtë mandat katërvjeçar për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar që përkujdeset për të gjithë, pavarësisht nga vijnë njerëzit e ku jetojnë qytetarët. Ne ecim përpara me vetëbesim që thotë se ardhmja nuk është një stacion që na pret, por e ardhmja është një hapësirë që e krijojmë dhe një kohë që e fitojmë. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, tha Kurti.

Ai foli edhe për raportet me ndërkombëtarët ku tha se qeveria kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, përkundrazi, sipas tij Kosova kurrë nuk ka pasur marrëdhënieve më përmbajtjesore e cilësore me aleatët.

Kandidatë të tjerë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e koalicionit e quajtën këtë tubim madhështor dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Duhet të dalim të gjithë pasnesër, duhet të dalim secili sepse krejt arritjet shumë të rëndësishme, prej shtesat për fëmijë e për nënat lehona e deri të ndërhyrja e suksesshme në veri, e sovraniteti ynë, janë në fije të penit, në fije të penit janë nëse nuk dalim secili prej nesh pasnesër dhe me mbështetë LVV-në, numrin 118 dhe me bo kryeministër Albin Kurtin për herë të tretë”, tha i pari i Kuvendit dhe kandidati për deputet, Glauk Konjufca.

“Kjo është masa më e madhe ndonjëherë që është mbledhë në një tubim politik në këtë shesh pas protestave të viteve 90-të. Ja si duket sheshi kur partia Vetëvendosje, partia Guxo dhe partia Alternativa, ftojnë aktivistë dhe mbështetës të tyre të mblidhen nga e gjithë Kosova. Ky është termet, ky është një uragan i fuqishëm i cili Kosovën gjatë katër viteve të ardhshme po don me pa edhe më të fortë, edhe më të zhvilluar edhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe kandidatja për deputete, Donika Gërvalla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat